Lajme
Vala e të nxehtit po përshpejton shkrirjen e akullnajave në Zvicër
Ekspertët paralajmërojnë për humbje masive të akullit pas më shumë se dy javësh temperatura të larta
Vala e zgjatur e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën gjatë muajit qershor po përshpejton ndjeshëm shkrirjen e akullnajave, paralajmërojnë ekspertët e klimës, përcjell albinfo.ch.
Sipas Matthias Huss, drejtues i Rrjetit Zviceran të Monitorimit të Akullnajave, periudhat e gjata me temperatura të larta përbëjnë skenarin më të keq të mundshëm për akullnajat.
“Një ose dy ditë me vapë të fortë nuk shkaktojnë shkrirje të konsiderueshme. Por kur temperaturat e larta zgjasin më shumë se dy javë, siç ka ndodhur këtë qershor, shkrirja bëhet masive, madje edhe në rajonet më të larta malore”, ka theksuar ai.
Sipas të dhënave të monitorimit, aktualisht nga akullnajat zvicerane rrjedhin rreth 400 metra kub ujë në sekondë.
“Ky është një volum i barabartë me mbushjen e një pishine olimpike çdo gjashtë sekonda, pa ndërprerje, ditë e natë, gjatë të paktën këtyre dy javëve të valës së të nxehtit”, ka shpjeguar Huss.
Ekspertët paralajmërojnë se ngrohja globale dhe valët gjithnjë e më të shpeshta të të nxehtit po rrezikojnë seriozisht akullnajat zvicerane, të cilat kanë humbur sasi rekord të akullit gjatë viteve të fundit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














