Lajme

Vaksinimi i fëmijëve mund të nisë muajin qershor

Laboratori gjerman Biotech, tha se do të aplikojë te Rregullatori Europian i Barnave, EMA, për autorizimin e përdorimit të vaksinës së prodhuar me Pfizer, te fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç.

Kompania farmaceutike tha në Mars se vaksina ka rezultuar 100 për qind e efektshme te kjo grupmoshë. Eksperimentet e fazës së tretë përfshinë mbi 2200 fëmijë në Shtetet e Bashkuara, dhe treguan reagim të fortë imunitar ndaj koronavirusit, transmeton CNN, përcjell Albinfo.ch.

Pfizer dhe Biontech thonë se e presin që vaksinimi te fëmijët mbi 12 vjeç të nisë para vitit të ardhshëm shkollor, mundësisht në qershor.