Lajme
Ushtria zvicerane përgatitet për stërvitjen më të madhe ushtarake
Ushtria do të mobilizojë 5000 ushtarë në një stërvitje, të quajtur “PILUM 22”, e cila ka marrë dy vjet për t’u përgatitur, përcjell albinfo.ch.
Katër batalione të mekanizuara, së bashku me një batalion logjistik dhe një trupë këmbësorie malore, do të ndërmarrin stërvitjen nga data 22-29 nëntor. Formacione të tjera që do të marrin pjesë në stërvitje përfshijnë një grup të luftës elektronike dhe një detashment të Komandës së Forcave Speciale.
Ushtria dëshiron të vlerësojë kapacitetin e saj për të mbrojtur vendin dhe banorët e tij në rast konflikti të armatosur, përfshirë në terren, në atë që do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake e institucionit që nga viti 1989, përcjell tutje albinfo.ch.
Ajo do t’i japë ushtrisë mësime mbi statusin aktual të forcat tokësore dhe si duhet të zhvillohen në të ardhmen.
Ushtria i bëri thirrje publikut për mirëkuptimin e tij në rast të zhurmës dhe ndërprerjeve të trafikut në pesë kantonet ku do të zhvillohet stërvitja – Bernë, Solothurn, Aargau, Lucern dhe Cyrih – dhe ngriti një linjë telefonike (0800 0800 85), ku banorët mund të regjistrojnë shqetësimet e tyre.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













