Lajme
Ushtria ruse ka kontrollin e dy centraleve bërthamore të Ukrainës
Mësohet se Rusia në mënyrë efektive ka në kontroll termocentralet bërthamore të Çernobilit dhe Zaporizhzhia, sipas Rafael Mariano Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, përcjell albinfo.ch.
Çernobili ishte vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore në botë në vitin 1986. Forcat ruse morën kontrollin e tij javën e kaluar.
Centrali i Zaporizhzhia sapo ra nën kontrollin e Moskës dhe gjatë luftimeve, një predhë ruse goditi një ndërtesë brenda zonës, duke shkaktuar një zjarr.
Asnjë nga reaktorët nuk ishte afër dhe ata nuk u prekën. Zjarri është shuar dhe sistemet e monitorimit të rrezatimit janë plotësisht funksionale, transmeton rtv21.tv.
“Stafi ukrainas është ende në krye të operacioneve”, tha Grossi.
Grossi paralajmëroi se situata në Zaporizhzhia është “shumë e brishtë”.
Ai tha se ishte “e paprecedentë” të sulmohej një central bërthamor dhe operacionet ushtarake të zhvilloheshin aty pranë.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?













