Lajme
Ushtria amerikane gati të ndërtojë mbi 340 spitale
Zyrtarë amerikanë synojnë të ndërtojnë qindra spitale të përkohshëm në të gjithë vendin për të përballuar mijëra raste të reja të koronavirusit që diagnostikohen çdo ditë, ndërkohë që të hënën vendi përjetoi ditën me më shumë viktima deri tani, gjithsej 575 të vdekur në të gjithë vendin.
Korpusi i Xhenierëve të Ushtrisë amerikane, i cili konvertoi në Nju Jork një qendër konferencash në spital me 1,000 shtretër brenda një jave, është tani në kërkim të hoteleve, konvikteve dhe hapësirave të mëdha në natyrë për të ndërtuar deri në 341 objekte spitalore të përkohshme, tha të martën shefi i korpusit, gjeneral lejtënant Todd Semonite në programin “Good Morning America”.
Rastet e konfirmuara me koronavirus në SHBA u rritën me më shumë se 20,000 të hënën, duke mbingarkuar spitalet që kanë mungesa mjekësh dhe infermierësh si dhe pajisjesh mjekësore dhe mbrojtëse.
Numri i të vdekurve në SHBA e kaloi shifrën 3,000, më shumë se sesa numri i atyre që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit 2001. Zyrtarët vlerësojnë se numri i vdekjeve përfundimisht mund të arrijë në 100,000 deri në 200,000.
Korpusi i xhenierëve, në bashkëpunim me zyrtarët e shtetit të Nju Jorkut, konvertuan Qendrën e Konferencave Jacob Javits në një objekt për të trajtuar pacientët që nuk kanë koronavirus.
Kjo do të lehtësojë barrën e spitaleve që trajtojnë pacientët me COVID-19. Përveç kësaj, në Parkun Qendror të Manhatanit ka filluar ndërtimi i një spitali fushor me 68 shtretër.
Qendra e Konferencave e konvertuar është jo shumë larg portit ku anija spitalore e Marinës amerikane Comfort hodhi spirancën të hënën. Duke filluar nga e marta, spitali lundrues do të marrë deri në 1.000 pacientë jo me koronavirus.
Një tjetër spital i përkohshëm në Nju Jork do të ngrihet në Stadiumin Arthur Ashe ku luhen ndeshjet e kampionatit të tenisit amerikan në natyrë. Në Los Angeles, anija spitalore e Marinës “Mercy”, e ngjashme me anijen “Comfort” ka filluar tashmë trajtimin e pacientëve.
Në të gjithë Kaliforninë, numri i pacientëve të shtruar me koronavirus është dyfishuar gjatë katër ditëve të shkuara, ndërsa numri i atyre që po trajtohen në emergjencë është trefishuar, tha guvernatori Gavin Newsom.
Autoritetet në Nju Orleans të shtetit Luiziana po krijojnë një spital fushor në Qendrën e Konferencave Ernest N. Moriale, i njëjti objekt ku mijëra njjerëz të zhvendosur nga Uragani Katrina u strehuan në vitin 2005.
Zyrtarët e Shëndetit në SHBA po u bëjnë thirrje njerëzve të zbatojnë urdhrat e qëndrimit në shtëpi deri në fund të prillit për të zbutur fuqinë e virusit, i cili shpërtheu fillimisht në Kinë dhe ka infektuar rreth 750 mijë njerëz në të gjithë botën.
Autoriteti më i lartë mjeksor i vendit, Jerome Adams, tha që ishte i irrituar për faktin që ende sheh njerëz që mblidhen në grupe të mëdha, duke kundërshtuar urdhrat për distancimin shoqëror.
“Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi,” i tha Adams televizionit Fox News. “Mënyra se si zgjidhjet kjo është që të gjithë të bashkëpunojnë për të ndaluar përhapjen, duke eliminuar tubimet e mëdha dhe duke qëndruar në shtëpi,” tha ai, shkruan VOA, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median














