Kultura
Ushqimin në “Berlinale” do ta përgatisë një refugjate siriane
Festivali kishte për temë refugjatët dhe imigrimin në vitin 2016, pasi Evropa u trondit nga ardhja e më shumë se një milion refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, përfshirë edhe vetë Jazmatin
Një refugjate siriane do të përgatisë ushqim për mysafirët VIP në hapjen e festivalit më të madh gjerman të filmit, “Berlinale”, muajin tjetër. Zgjedhja e Malakeh Jazmatit pasqyron misionin e festivalit, aktiviteti i të cilit filloi në vitin 1951 për të shfaqur filma që adresojnë çështjet urgjente sociale dhe politike në botë.
Festivali kishte për temë refugjatët dhe imigrimin në vitin 2016, pasi Evropa u trondit nga ardhja e më shumë se një milion refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, përfshirë edhe vetë Jazmatin.
Në festivalin e filmit të Berlinit që pritet të hapet në shkurt, kuzhinierja 30-vjeçare, e cila drejton një biznes në kryeqytetin gjerman me bashkëshortin e saj, do të gatuajë për më shumë se 400 mysafirë. Ajo do të punojë nën urdhrat e menaxherit të Berlinales, Martin Scharff dhe do të bashkëpunojë me kuzhinieren Barbara Massaad, e njohur për recetat e saj siriane.
“Njerëzit nuk kanë shumë informacione rreth specialiteteve tona. Megjithatë, besoj se ata do të shijojnë ushqime të mira”, tha Jazmati për Reuters.
Festivali do të hapet më 15 shkurt me premierën botërore të filmit të animuar “Isle of Dogs” të Wes Anderson, në të cilin aktrojnë Bill Murray, Scarlett Johansson dhe Tilda Swinton.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













