CH-Ballkani
USAID dhe Zvicra ndihmojnë fermerët në Maqedoni
Në promovimin e projektit ka marrë pjesë ambasadori i SHBA-së në Shkup, Jess Bailey dhe zëvendësambasadorja e Zvicrës, Katharina Stocker.
Fermeri shqiptar nga fshati Llopat i Kumanovës ka përfituar nga sistemi i ujitjes „Pikë për pike“ në kuadër të projektit për zgjerimin e bizneseve të vogla, të financuara nga USAID-i dhe Qeveria e Zvicrës.
Në promovimin e këtij projekti ka marrë pjesë ambasadori i SHBA-së në Shkup, Jess Bailey dhe zëvendësambasadorja e Zvicrës, Katharina Stocker, raportojnë mediat lokale.
Me ndihmën e këtij sistemi, Mendul Fetai do të sigurojë rendimentet më të larta të grurit për të ushqyer pesëdhjetë lopë, 150 dele dhe një numër të vogël të dhive në Llopat. Ambasadori i SHBA-së, Jess Bailey, vuri në dukje se projekti ka filluar dy vjet më parë për të sjellë përfitime për fermerët.
“Fermerët shohin se e gjithë kjo funksionon. Ata e shohin se biznesi i tyre mund të përmirësohet. Kjo mund të shërbejë si teste për kreditorët që fermerët mund të marrin kredi. Do të ketë një ndikim të vërtetë në zhvillimin rural të Maqedonisë. Ne si SHBA jemi të lumtur që mund të ndihmojmë një pjesë të ekonomisë së Maqedonisë”, thotë Bailey.
Ministri i Bujqësisë, Mihail Cvetkov, tha se zhvillimi i bujqësisë kërkon burime, investime dhe njohuri. Ai shton se ky projekt ka instalim të gjerë në gjithë vendin dhe fermerët me teknologjitë e avancuara do të jenë konkurrues.
Fermeri Fetai tha se ka mbjellë 15 hektarë grurë çdo vit në fshatin e tij.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













