Lajme
Urim Dakaj zgjidhet asamblist në Komunën e Neuhausen-it
"Në mbledhjen e datës 14 dhjetor, në bazë të dispozitave për përfaqësimin proporcional, Këshilli Bashkiak më shpalli anëtar të zgjedhur të Asamblesë Komunale duke filluar nga data 1 janar 2022"
Emri Urim Dakaj nuk është i panjohur për qytetarët e Neuhausen-it, në Kantonin Schaffhausen e më gjerë dhe për lexuesit e albinfo.ch.
Ai, prej disa vitesh njihet si aktivist i Partisë Socialdemokrate (SP) dhe i sindikatës Unia, më të madhes në Zvicër. Ai ka qenë po ashtu, deri në vitin e kaluar, edhe kryetar i seksionit të SP-së në qytetin ku jeton, Neuhusen.
Së fundi, Urimi vjen me një lajm të ri: “Kam kënaqësinë t’ju informoj se në mbledhjen e datës 14 dhjetor 2021, në bazë të dispozitave për përfaqësimin proporcional, Këshilli Bashkiak (ekzekutivi) më shpalli anëtar të zgjedhur të Asamblesë Komunale (Einwohnerrat), duke filluar nga data 1 janar 2022. Unë do të angazhohem shumë për Neuhausenin dhe mundohem që të iu përfaqsoj sa më mirë”. Kështu shkruan Urim Dakaj në një postim në llogarinë e tij në facebook.
I kontaktuar nga albinfo.ch., Dakaj shton se zgjedhja është bërë pasi që, në zgjedhjet e kaluara komunale ai ishte i pari në listë, me më së shumti vota nga ata që nuk kishin arritur të zgjidheshin. “Për këtë arsye, pas tërheqjes së një asamblisti për shkak të moshës, zgjedhja ka rënë automatikisht tek unë”.
I lindur në vitin 1984 në Korishë të Prizrenit, atje ka jetuar deri në vitin 1994 kur bashkë me prindërit ka ardhur në Zvicër, në Kantonin Schaffhausen.
“Këtu mbarova shkollën 9 vjeçare dhe e kreva zanatin për kultivues dhe sanitari. Pastaj kam punuar deri në vitin 2015 në gastronomi. Kur pashë se në këtë lëmi bëheshin shumë padrejtësi ndaj punëtorëve, mendova se duhet ndërmarrë diçka që të mbrohen punëtorët”.
Kështu i shpjegon Urimi fillimet e angazhimit të tij politik, edhe pse atëbotë nuk kishte aderuar drejtpërdrejt në parti politike.
“Në vitin 2015 hyra të punoj në sindikatën më të madhe në Zvicër, Unia, si sekretar ndërsa në vitin 2016 fillova angazhimin direkt në politikë. Atë vit, si fare i panjohur, hyra në listën për kandidat në Parlamentin e Kantonit. Me votat e mia nuk arrita të hy në parlament por së bashku me të tjerët, arritëm t`i mbrojmë ulëset e SP-së aty.
Një vit më vonë, në vitin 2017 në mbledhjen e përgjithshme të SP Neuhausen u zgjodha në kryesi dhe njëherësh delegat në Kuvendin e SP të Zvicrës. Vetëm pas një viti, më 2018 në mbledhjen e përgjithshme u zgjodha kryetar i degës së SP Neuhausen, pa asnjë votë kundër, thotë Urim Dakaj për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte