Lajme
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology”
Katedra e Albanologjisë në Universitetin “Ludwig-Maximilian” do të sjellë online studiues ndërkombëtarë, ndërsa ligjërata e parë mbahet nga Marek Majer me fokus etimologjinë e fjalëve “motër” dhe “kra(j)l”.
Katedra e Albanologjisë në Universitetin “Ludwig-Maximilian” të Mynihut ka nisur një seri të re ligjëratash online me titullin “Global Voices in Albanology”, një nismë akademike që synon të promovojë kërkime bashkëkohore dhe të sjellë në vëmendje zëra të rëndësishëm të albanologjisë ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Seria do të zhvillohet në format online dhe do të përfshijë ligjërues të njohur nga fusha të ndryshme studimore, me qëllim zgjerimin e dialogut shkencor dhe nxitjen e diskutimeve ndërdisiplinore, si brenda komunitetit akademik ashtu edhe me publikun e interesuar.
Ligjërata e parë në kuadër të kësaj serie do të mbahet nga Marek Majer, studiues në Universitetin e Łódź-it. Tema e ligjëratës së tij titullohet:
“Linguistic and cultural insights into Albanian etymology: On the origins of the words ‘motër’ dhe ‘kra(j)l’”,
dhe trajton çështje të rëndësishme të etimologjisë së gjuhës shqipe, duke ofruar këndvështrime të reja shkencore mbi origjinën e këtyre dy fjalëve.
Nisma “Global Voices in Albanology” pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe për fuqizimin e studimeve albanologjike në nivel ndërkombëtar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













