Bota
”United Airlines” tërheq aeroplanët Boeing “737 MAX”
Kompania e fluturimeve “United Airlines” do të tërheqë avionin “Boeing 737 MAX” deri më 4 qershor, pasi më parë ka deklaruar se do të rikthehej në mars, deklaroi një zëdhënës.
Kjo masë vjen disa ditë pasi Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) njoftoi se procesi i rivlerësimit për avionët “737 MAX” do të shtrihet deri në vitin e ardhshëm, duke sugjeruar se ka ende një proces të gjatë derisa avioni më i shitur i Boeing të mund të jetë gati për udhëtime ajrore.
Rregullatorët globale të aviacionit ”dënuan” avionët në muajin mars, pasi aksidentet e ndodhura në Indonezi dhe Etiopi rezultuan në vdekjen e 346 personave.
Boeing deklaroi se pavarësisht ndalimit, kompania vazhdoi ndërtimin e avionit dhe tani ka rreth 400 të tillë.
Boeing është një nga eksportuesit më të mëdhenj në SHBA. Tipi i avionit “737 MAX”, prodhuar afër qytetit të Siatëllit, është avioni më i rëndësishëm i prodhuesit.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













