Lajme
Ukraina thotë se ka rrëzuar një aeroplan të mbushur me trupa ruse
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se ka rrëzuar një nga transportuesit e trupave të Moskës pranë Kievit, duke vrarë një numër të madh parashutistësh rusë.
BBC shkruan se nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur këto pretendime dhe Ministria ruse e Mbrojtjes ende nuk ka komentuar mbi raportet, përcjell Albinfo.ch.
Ministria e Mbrojtjes në Kiev shkroi në një postim në Facebook se aeroplanët luftarakë ukrainas Su-27 kapën një transportues trupash ruse IL-76 MD rreth orës 00:30 me orën lokale të shtunën teksa po përpiqej të zbarkonte parashutistët në rajoni i Kievit.
Sipas specifikimeve të lëshuara nga prodhuesi, avioni mund të transportojë deri në 167 ushtarë, si dhe një ekuipazh prej gjashtë deri në shtatë persona, shkruan më tej BBC.
“Kjo është hakmarrje për Luhansk 2014”, shkroi në Facebook komandanti i ushtrisë së Ukrainës, gjenerallejtënant Valery Zaluzhny, duke iu referuar rrëzimit të një aeroplani ukrainas tetë vjet më parë, i cili vrau 40 parashutistë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.
E zëdhënësi ushtarak rus, Gjeneral Major Igor Konashenkov, tha të shtunën se Moska nuk kishte pësuar viktima gjatë agresionit.
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë