Lajme
Ujërat nga termocentrali i Fukushimës do të hidhen në det
Japonia miratoi planin për të hedhur në det më shumë se një milion tonë ujë të ndotur nga termocentrali i shkatërruar bërthamor, Fukushima.
Uji do të trajtohet dhe do të hollohet, në mënyrë që nivelet e rrezatimit të jenë nën nivelet e vendosura për ujë të pijshëm.
Qeveria japoneze tha se puna për lëshimin e ujit që përdoret për të ftohur karburantin bërthamor do të fillojë brenda dy vjetësh.
Rreth 1.25 milion tonë ujë u ruajtën në rezervuarë në termocentralin bërthamor Fukishima, qëkur tërmeti masiv i vitit 2011 shkaktoi shkrirje të reaktorëve.
Që atëherë, operatori Tokyo Electric Power vazhdon të injektojë ujë në tre reaktorë për t’i mbajtur ata të ftohtë.
Lëshimi i ujit në det pritet të marrë dekada kohë.
Banorët lokalë, grupet e mjedisit, ashtu si dhe Kina dhe Koreja e Jugut e kundërshtuan planin, duke u thirrur në shqetësimet për sigurinë.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e miratoi lëshimin e ujit, duke thënë se qasja e tillë është e ngjashme me procedurat që ndjekin impiantet bërthamore gjetkë në botë për hedhjen e ujërave.
Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu e mbështeti vendimin e Japonisë, duke thënë se ajo “duket se ka miratuar një qasje, në përputhje me standardet e pranuara në nivel global për sigurinë bërthamore”./EvropaeLirë
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











