Lajme
UEFA kursen energji, fushata në bashkëpunim me BE-në
Fushatës për kursim energjie iu është bashkua edhe UEFA, qeveria europiane e futbollit.
Përmes një spoti 30 sekonda, UEFA fton tifozët e sportit më popullor në botë që të kursejnë energjinë, duke fikur dritat e panevojshme.
Fushata është organizuar në bashkëpunim me Bashkimin Europian, në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve për të ndihmuar në këtë periudhë krize me çmimet e energjisë.
Vende të ndryshme të BE-së kanë miratuar një sërë masash për kursim, që nga detyrimi për të mos mbajtur kondicionerët nën 27 gradë celcius në verë dhe mbi 19 gradë në dimër.
Masat përfshijnë edhe fikjen në orare të caktuara të ndriçimit publik dhe institucioneve.
Të njëjta masa janë miratuar edhe nga qeveria shqiptare./Euronews
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













