Futboll
UEFA dhe FIFA dërgohen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë
Rastin e bëri të ditur vet gjykata, me një komunikim zyrtar
Superliga nuk ka mbaruar ende. Të paktën askush deri tani nuk e ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e largimit.
Këtë e bënë të ditur banka investuese e kësaj lige, JP Morgan.
Klubet që duan të largohen, sipas kontratës gjithmonë, duhet të paguajnë një shifër prej 300 milionë euro.
Por, lajmi i madh nuk është ky, lajmi i madh vjen nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Krijuesit e Superligës, e kanë dërguar UEFA-n dhe FIFA-n në gjykatë, me këtë çështje që tani duket se po merr një dimension krejt tjetër, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Rastin e bëri të ditur vet gjykata, me një komunikim zyrtar:
“Superliga Evropiane akuzon UEFA-n dhe FIFA-n për shkelje të rregullave të garave të Bashkimit Evropian, në një referencë nga gjykata e Madrid-it”.
Sipas gjykatës së Madrid-it, UEFA nuk ka asnjë të drejtë që të kërcënojë skuadrat me përjashtim nga kompeticionet e tyre.
Kjo vjen, sepse Superliga nuk ka shkelur asnjë rregull, dhe krijimi i kompeticioneve tjera përveç atyre të UEFA-s dhe FIFA-s është krejtësisht brenda rregullave të BE-së.
Çështja pritet të sjellë një ndryshim të madh në futboll.
Nëse klubet fitojnë çështjen, UEFA dhe FIFA mund të zhduken si institucionet më të mëdha futbollistike.
Gjithçka mbetet për t’u parë në muajtë në vijim.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












