Lajme
U shua në moshën 99-vjeçare princi Philip, duka i Edinburgu
Duka i Edinburgut, Princi Filip, njëkohësisht bashkëshorti i mbretereshës Elisabeta II, u shua sot më moshën 99-vjeçare, njoftoi Pallati Mbretëror, përcjell albinfo.ch.
Çifti ka katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe dhjetë stërnipër.
“Me pikëllim të thellë, madhëria e saj, mbretëresha, ka njoftuar për vdekjen e burrit të saj të dashur, lartmadhërisë së tij, princit Philip, dukës së Edinburgut”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Pallati Bukinghem.
“Lartmadhëria e tij vdiq paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën Uindsor”, thuhet në njoftim.
Princi Philip ka lindur në ishullin grek të Korfuzit më 10 qershor 1921.
Ai ishte ndër monarkët më jetëgjatë të Britanisë së Madhe dhe më të dashurit. Por gafat që la pas dhe, në fakt, ka lënë shumë të tilla, kanë mbetur në histori.
Disa prej tyre:
“Nësë do të duhej të shndërrohesha, do të doja të isha virus vdekjeprurës për të zhdukur mbipopullimin, rritja e numrit të banorëve është kërcënimi më i rëndë për planetin”.
Presidentit të Nigerisë të veshur me rrobat tradicionale në vitin 2003: “Po çfarë ke veshur, pizhamet?”.
Ambasasadorit rus më 1967: “Dua shumë të vij në Rusi, por ju bastardë keni vrarë gjysmën e familjes sime”.
Ambasadorit të ishujve Kajman më 1994: “Jeni të gjithë piratë, ju njerëz”.
Ambasadorit aborigjen William Brin më 2002: “Po shtizën ku e ke lënë?”.
Të papunëve gjatë recesionit ekonomik të vitit 1981: “Tani e keni ulur ritmin, keni më shumë kohë të lirë”.
Fëmijës së ulur në një karrike me rrota më 2002: “Do të më bësh një xhiro?”
Në institutin skocez të femrave më 1961: “Gatuani shumë keq”.
Një gruaje afrikane në Kenia më 1984: “Përshëndetje, çfarë jeni ju, një grua?”
Në një klub të rinjsh në Bangladesh më 2002 : “Ok djema, nxirreni drogën”.
Ambasadorit irlandez që mbante një shportë dhuratë: “Po ku dreqin është uiski?”
Për të bijën, Anna, atlete e hipizmit në Olimpiadën e vitit 1976: “Nëse një gjë nuk është e errët dhe nuk ha bar, asaj nuk i pëlqen”.
Mbi kuzhinën kineze: “Nëse ka katër këmbë e nuk është tavolinë, nëse fluturon dhe nuk është aeroplan, nëse noton dhe nuk është nëndetëse, duhet të jeni të sigurt se kinezët do ta hanë”.
Mbi artin etiopian, më 1965: “Duket sikur është bërë nga vajza ime në fillore”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













