Muzikë
U nderua Shyqri Nimani në 80 vjetorin e lindjes dhe 60 vjetorin e krijimtarisë
Akademi mirënjohjeje për Shyqri Nimanin, artistin unik në fushën e arteve krijuese me nje opus multidisiplinar
Ditën e premte, më 5 nëntor 2021, në Shkollën së Muzikës ”Prenk Jakova” në Gjakovë, me rastin e 80-vjetorit të lindjes dhe 60 vjetorit të opusit krijues multidisiplinar të Prof. Shyqri Nimani, shoqata “GjakovaBasel” dhe shoqata e intelektualëve “Jakova” organizuan një akademi mirënjohjeje.
Nga referuesit kryesorë dhe të tjerë, që morën fjalën, u çmua lart kontributi i tij në fusha të ndryshme të arteve figurative, të historisë dhe kulturës shqiptare. Kështu kryetari i Shoqatës së intelektualëve “JAKOVA”, Rushdi Sefa, që mbajti fjalën e hapjes dhe përshëndetjes, vuri në dukje vlerat dhe ndihmesën e Prof.Shyqri Nimanit për zhvillimin bashkëkohor të arteve figurative në Kosovë , Shqipëri dhe në shumë vende të botës.
Historiani dhe shkrimtari i mirënjohur Jusuf Buxhovi tha se Prof.Nimani, me emrin dhe veprat e tij, ka zënë me meritë të plotë e të padiskutueshme një vend nderi në listën e gjatë të krijuesve dhe studiuesve të brezit të tij.
Në këtë akademi mirënjohjeje ishin të pranishëm edhe Ministrja e Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Arberie Nagavci, e cila mbajti një fjalë të shkurtër përshëndetëse, si dhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Morën pjesë edhe familjarë dhe miq të prof. Nimanit nga Kosova, Shqipëria, dhe vendet tjera. Vetë Prof. Nimani, në fjalën e tij, përmes emocioneve të pafshehura, falënderoi shoqatat organizatore të kësaj akademie si dhe pjesëmarrësit.
Më pas ai vuri në dukje se Gjakova është një nga djepat më të shquar në nivel kombëtar për kulturën dhe artin. Si e tillë, me dashamirësinë e saj të njohur, ajo e ndihmoi atë të ecte përpara e të afirmohej në vend e në botë. Prandaj, ai ndjehej përjetësisht borxhli ndaj Gjakovës.
Ndër te tjera Prof. Shyqri Nimani njihet për karrierën e bujshme që ka lënë gjurmë artistike në vendin tonë, duke filluar me krijimin e logos së Grand Hotelit, Kosova Filmit, simbolin e Universitetit të Prishtinës, deri tek kaligrafimi me dorë në pergamenë, i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në emër të Shoqatave “GjakovaBasel” dhe “ABSM”, me qendër në Bazel të Zvicrës, kryetari i bordit, z. Skender Nikoliqi nderoi Prof.Shyqri Nimanin me mirënjohje duke vlerësuar lartë kontributin e tij multidisiplinar. Profesorin e nderuan me mirënjohje edhe shoqata e intelektualëve “Jakova”.
Akademia u përmbyll me një koktej te shoqëruar nën tingujt e bendit ‘‘Asgjë Sikur Dielli „ me solist Alban Nimanin.
E-Diaspora
-
Violinistja shqiptare Uendi Reka ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz Carniarmonie në Itali Violinistja shqiptare Uendi Reka, e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj artistike në Trieste të... -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Jeta në Austri
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike

















