Lajme
U mbajt Kuvendi i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” për Kantonin e St. Gallenit
Në një atmosferë të ngrohtë pune dhe bashkëpunimi, më 9 nëntor 2025, në qytetin Buchs, u mbajt Kuvendi i Bashkimit i Shkollës Shqipe – L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” për kantonin e St. Gallenit. Në këtë kuvend morën pjesë mësues nga të gjitha pikat shkollore të kantonit, si dhe përfaqësues e kryetarë të Këshillave Prindërorë, duke e shndërruar këtë takim në një kuvend bashkimi ndërmjet mësuesve dhe prindërve shqiptarë, në shërbim të gjuhës, arsimit dhe kulturës sonë kombëtare
Në një atmosferë të ngrohtë pune dhe bashkëpunimi, më 9 nëntor 2025, në qytetin Buchs, u mbajt Kuvendi i Bashkimit i Shkollës Shqipe – L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” për kantonin e St. Gallenit.
Në këtë kuvend morën pjesë mësues nga të gjitha pikat shkollore të kantonit, si dhe përfaqësues e kryetarë të Këshillave Prindërorë, duke e shndërruar këtë takim në një kuvend bashkimi ndërmjet mësuesve dhe prindërve shqiptarë, në shërbim të gjuhës, arsimit dhe kulturës sonë kombëtare. Në kuvend morën pjesë bashkëkryetari i LAPSh “Naim Frashëri” për Zvicrën, Dr. Vaxhid Sejdiu, anëtarë të kryesisë kantonale, mësues dhe shumë prindër të përkushtuar ndaj ruajtjes së identitetit kombëtar.
Në fjalën e tij, Dr. Sejdiu prezantoi pikat e reja shkollore të hapura së fundmi në: Rebstein, Wittenbach, Gossau, Widnau, Heerbrugg, Abtwil, Grabs, Oberriet, Rorschach, Rappersewil-Jona e të tjera. Aktualisht, kantoni i St. Gallenit numëron 13 mësues/e dhe mbi 240 nxënës në 20 pika shkollore aktive, duke e bërë atë një ndër kantonet më të suksesshme në rrjetin e shkollave shqipe në Zvicër.
Dr. Sejdiu theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet mësuesve dhe prindërve shqiptarë në mërgatë. Ai falënderoi të gjithë veprimtarët që ndër vite kanë dhënë kontribut të çmuar për gjuhën dhe kulturën tonë kombëtare, shpesh përmes një pune vullnetare.
Raportet dhe zgjedhjet e reja
Kuvendi miratoi raportin financiar, të prezantuar nga z. Adnan Fazliu, dhe raportin e punës nga z. Mehmetali Sherifi.
Më pas u zhvilluan zgjedhjet për kryesinë e re kantonale, ku në frymë bashkëpunimi e mirëkuptimi u zgjodhën:
Kryetar: z. Rexhep Rexhepi
Nënkryetar: z. Bleron Ademi
Sekretare: znj. Valbona Alili
Në ditët në vijim, Këshilli i Arsimtarëve do të zhvillojë një takim për të trajtuar tema pedagogjike dhe për të planifikuar mënyra konkrete për rritjen e numrit të nxënësve në bashkëpunim me prindërit shqiptarë të kantonit.
Kuvendi u karakterizua nga uniteti, respekti dhe përkushtimi i përbashkët për ta çuar përpara misionin fisnik të Shkollës Shqipe – LAPSh “Naim Frashëri” në Zvicër.
Në fund, kryetari i porsazgjedhur z. Rexhep Rexhepi falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe besimin e dhënë në misionin e përbashkët për ruajtjen, përkushtimin dhe dashurinë ndaj gjuhës shqipe – gjuhës së zemrës sonë!
Shkolla Shqipe – L.A.P.Sh. “Naim Frashëri”
Kantoni i St. Gallenit
– Sektori për Informim
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










