Kosova
U lansua pagesa online e policave kufitare
Dardan Gashi: "Me këtë, bashkatdhetarëve do t’u lehtësohet në mënyrë drastike hyrja në Kosovë. Më nuk do të krijohen radhë të gjatë, por pagesa do të mund të bëhet në mënyrë elektronike “online”. Ai theksoi se po punohet për heqjen e tërësishme të kësaj pagese
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, kanë bërë sot, në pikën kufitare në Merdar, lansimin e softuerit për pagesën online të polisave të sigurimit.
“Pas punës intensive të iniciuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në pikëkalimin kufitar Merdar, sot zv. kryeministri i Kosovës, njëherësh ministri Dardan Gashi, lansoi edhe zyrtarisht softuerin e pagesave “online” të policave të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët tanë”, thuhet në një komunikatë të ministrisë së përmendur.
Ministri Gashi, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi; drejtori i policisë kufitare, Shaban Guda, dhe zyrtarët e BKS-së, vlerësoi rëndësinë e madhe të këtij projekti, sepse , duke u kryer pagesat “online”, do të eliminohen edhe pritjet e mërgimtarëve në kufi.
Zv.kryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha: “Kjo ditë është e veçantë, sepse lansojmë softuerin për pagesën e policave “online”. Me këtë, bashkatdhetarëve do t’u lehtësohet në mënyrë drastike hyrja në Kosovë. Më nuk do të krijohen radhë të gjatë, por pagesa do të mund të bëhet në mënyrë elektronike “online”. Ai theksoi se po punohet për heqjen e tërësishme të kësaj pagese.
Gashi falënderoi në veçanti edhe ish-ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, i cili ka punuar intensivisht për jetësimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, përgëzoi fillimin e këtij projekti, i cili në masë të madhe do t’i lehtësojë procedurat e kalimit në pikat kufitare.
Ky sistem do të jetë funksional në të gjitha pikat kufitare.
Për çdo informacion lidhur me policën e sigurisë, bashkatdhetarët do të mund të informohen në detaje në Byronë Kosovare të Sigurimeve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











