Bota

U aprovua shtetësia e dyfishtë në Norvegji

Norvegjezët mund të bëhen shtetas të një vendi tjetër pa humbur shtetësinë e tyre Norvegjeze

Nga 1 Janari 2020, Norvegjezët mund të bëhen shtetas të një vendi tjetër pa humbur shtetësinë e tyre Norvegjeze, dhe shtetasit e huaj nuk duhet më të heqin dorë nga shtetësia e tyre origjinale për t’u bërë norvegjezë, transmeton albinfo.ch.

“Kur lejojmë nënshtetësi të dyfishtë, sigurojmë që ligji norvegjez ndjek zhvillimet në një botë më të globalizuar, ku gjithnjë e më shumë njerëz janë të lidhur me më shumë se një vend,” tha Ministri i Njohurisë dhe Integrimit Jan Tore Sanner në një deklaratë për shtyp.

Kujtojmë dse në vitin e kaluar, Parlamenti miratoi propozimin e qeverisë për të hapur shtetësinë e dyfishtë. Në kabinetin e ministrave më 1 nëntor, u vendos që ndryshimet në Aktin e Shtetësisë të hyjnë në fuqi nga e para e Janarit 2020. /Albinfo.ch