Shqipëria
Turqia ‘pushton’ Shqipërinë me investime
Investimet turke në Shqipëri shënuan vlerën 63 milionë euro, në fund të 9-mujorit 2021.
Sipas një raporti të dalë nga Banka e Shqipërisë, pas Holandës dhe Italisë, Turqia është investitori i tretë më i madh në Shqipëri, edhe pse investimet turke kanë pësuar rënie me 18% krahasuar me një vit më parë.
Sektorët potencialë ku dominojnë investitorët turq janë sistemi financiar (banka), industria e rëndë (nxjerrja dhe përpunimi i çelikut), ndërtimi, telekomunikacioni, tekstilet, sistemi bankar, logjistika dhe shëndetësia, transmeton Albinfo.ch.
Turqia është një vend partner i rëndësishëm tregtar ekonomik me Shqipërinë. Gjatë 11-mujorit 2021 shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë u rritën 81 miliardë lekë.
Ndërkohë, bashkëpunimi tregtar me Turqinë zë 6.8 % të gjithë vëllimit tregtar që zhvillon Shqipëria me vende të ndryshme të botës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














