Lajme
Turqia, në izolim total 2 javor
Që nga e enjtja turqit do të detyrohen të rrinë kryesisht brenda shtëpive të tyre, si rrjedhojë e vendimit për izolim të tërësishëm, masë kjo që do të zgjasë deri më 17 maj.
Ky vendim është marrë si përpjekje për ta ulur numrin e infeksioneve me koronavirus, ka njoftuar presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan.
Brenda 24-orëve të fundit Turqia ka evidentuar 37 mijë e 312 raste të reja të infektimit dhe 353 të vdekur.
Shifrat e fundit janë dukshëm më e ulëta sesa në muajin prill, por megjithëkëtë është vendi i katërt me bilancin më të lartë në glob, rapprton Ap, përcjell Albinfo.ch.
Erdogan ka paraqitur masat e reja para kabinetit, ku është miratuar zbatimi i masës së ndalimit të udhëtimeve, kalimi i nxënësve në mësim online dhe aplikimi i rregullave të reja për transportin publik.
Po ashtu qytetarët mund të dalin nga shtëpitë vetëm për raste emergjente dhe për blerje të gjërave themelore. Masat e fundit janë ndërmarrë, pasi që ato të mëparshmet janë cilësuar si të pamjaftueshme për ta mbajtur pandeminë nën kontroll.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













