Lajme
Turqia hyn në bllokimin më të ashpër që prej fillimit të pandemisë
“Masat, përfshirë mbylljen e shkollave dhe qendrave tregtare, si edhe kufizimin e udhëtimeve ndërqytetëse, fillojnë sot në 19:00 dhe do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në 05:00 më 17 maj”
Turqia ka vendosur një bllokim mbarëkombëtar trejavor sot në mbrëmje, bllokimi i saj më i ashpër që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, për shkak të pamundësisë për të frenuaar rritjen e infeksioneve dhe vdekjeve, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Masat, përfshirë mbylljen e shkollave dhe qendrave tregtare, si edhe kufizimin e udhëtimeve ndërqytetëse, fillojnë sot më 19:00 dhe do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në 05:00 më 17 maj”, njoftoi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Media lokale raportoi dyndje të banorëve në terminalet e autobusëve për të lënë Stambollin.
Të tjerët u përpoqën të dilnin nga metropoli me makinat e tyre, duke shkaktuar kilometra të tërë trafiku të zënë që nga orët e para të ditës, sipas të përditshmes “Hurriyet”.
Qendrat tregtare dhe supermarketet u tejmbushën, ndërsa njerëzit nxituan të grumbullonin ushqime, si edhe alkool, mes lajmeve për ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike.
Mbyllja mbulon edhe festën e Bajramit pas muajit të agjërimit të Ramazanit.
Turqia rivendosi kufizimet në fund të marsit për shkak të një rritjeje të shpejtë të infeksioneve.
Infeksionet e reja ditore kaluan një nivel historik prej më shumë se 60 000 rastesh këtë muaj.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












