Lajme
Turqia heq testin PCR për këto shtete
Autoritetet nga Aviokompania Turkish Airlines (THY) njoftuan se testi PCR i zbatuar për hyrjen në Turqi në kuadër të masave kundër koronavisurit të ri (COVID-19) nuk do të kërkohet duke filluar nga 15 maji për udhëtarët që vijnë nga disa vende përfshirë Britaninë e Madhe, Kinën, Izraelin, Japoninë, Ukrainën, Korenë e Jugut dhe Tajlandën, përcjell albinfo.ch.
Referuar deklaratës nga faqja e internetit të THY, lidhur me çështjen thuhet se për udhëtimet e zhvilluara drejt Turqisë janë zbatuar masa në kuadër rregullave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.
“Që nga 30 dhjetori 2020, udhëtarët e moshës 6 vjeç e më shumë që vijnë në Turqi (me përjashtim të detarëve, udhëtarëve transit) duhet të paraqesin dokumentet e tyre të testit negativ PCR që do të marrin duke dhënë mostra brenda 72 orëve para nisjes së planifikuar. Që nga data 15 maj 2021 nuk do të kërkohet testi PCR për personat që hyjnë në Turqi nga Hong Kongu, Kina, Tajvani, Vietnami, Australia, Zelanda e Re, Singapori, Tajlanda, Koreja e Jugut, Izraeli, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Letonia, Luksemburgu, Ukraina dhe Estonia”, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













