Lajme
Turne i futbollit nga Shoqata Humanitare Diaspora Wil
Shoqata Humanitare Diaspora Wil do të organizojë një turne të futbollit, që është humanitar.
Ky është turne tradicional, ndërsa Shoqata Humanitare Diaspora Wil ka bërë thirrje që të marrin pjesë sa më shumë ekipe, që të jetë më madhështor dhe ndihma të jetë më e madhe, shkruan albinfo.ch.
Turneu organizohet më 25 qershor në Bergholz Wil në katër fusha të futbollit, ndërsa regjistrimi i ekipeve do të jetë i hapur deri më 18 qershor.
Pjesëmarrja për ekipet dhe sponsorët është 150 franga, ndërsa gjithashtu do të ketë edhe shpërblime për tri vendet e para.
Të ardhurat do të shpërndahen për familjet me nevojë dhe projektet humanitare.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Qershor 2023
- Ora15:00
- Data e përfundimit26 Qershor 2023 - 19:00
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











