Shqipëria
Turistët pushtojnë Shqipërinë edhe në tetor
Të kënaqur nga fluksi i vizitorëve, operatorët turistikë po përqendrohen në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimin e ofertave turistike
Shqipëria vazhdon të jetë një nga destinacionet më joshëse për pushime, edhe në mes të tetorit, ndërsa prenotimet janë të kënaqshme dhe për javët në vazhdim.
Durrësi është plot me turistë që vijnë në grupe ose individualisht për të shijuar gjithçka ai ofron edhe jashtë sezonit.
“Jemi nga Franca dhe zgjodhëm tetorin si mundësi të vetme që kishim për pushime. Nuk kishim dëgjuar më parë për Shqipërinë dhe donim të dinim si ishte. Është dita e dytë në Durrës. 5 ditë qëndruam në Tiranë dhe u kënaqëm. Gjithsesi e mendonim me një natyrë më të egër, jo me kaq shumë turistë dhe ndërtesa”, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
“Pashë në youtube një djalë japonez që kishte qenë në Shqipëri dhe erdha. Jam nga Japonia. Kam qëndruar një javë këtu, por nuk kam parë turistë aziatikë të tjerë, vetëm evropianë.
“Jemi franceze. Koha është mrekulli. Në Paris bie shi. Këtu mrekulli.”
“Do të qëndrojmë 10 ditë, kryesisht në plazh. Jemi nga Laipzig, Gjermani dhe është shumë bukur këtu.”
“Dëgjuam nga miqtë se vendi ishte i këndshëm dhe njerëzit shumë miqësorë dhe vendosëm të vijmë.. Jemi nga Gjermania dhe Austria. Është dita e dytë këtu.”
Të kënaqur nga fluksi i vizitorëve, operatorët turistikë po përqendrohen në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimin e ofertave turistike.
“Turistët që vijnë janë shumë të kënaqur dhe na rendisin ndër vendet më të mira të rajonit përsa i përket klimës, mikpritjes dhe vlerave që kemi. Si operator turistikë dhe si shoqatë e turizmit nuk jemi marrë me numrat, po ky vit është më mirë se vjet. Jemi fokusuar në rritjen e standardit të shërbimeve dhe prezantimit sa më të mirë që ata të kthehen sërish në Shqipëri. Çdo vit rrisim më shumë cilësinë dhe standardet në turizëm”, tha Eduard Xhepa, Kryetar i Shoqatës së Turizmit, Durrës.
Çmimet më të favorshme të kësaj periudhe e bëjnë destinacionin edhe më tërheqës për turistët, ndërsa në vazhdën e një turizmi të qëndrueshëm operatorët turistikë në Durrës kërkojnë një bashkëpunim më efektiv me Qeverinë.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











