Shqipëria
Turistët në Shqipëri më 2021: Gjysma ishin nga Kosova
Të paktën 48 për qind e vizitorëve ishin nga Kosova në janar-tetor këtë vit
Shqipërinë e vizituan në muajt janar-tetor 5.1 milionë shtetas, duke shënuar një rritje gati dyfish në raport me një vit më parë kur kulmoi pandemia, por në raport me vitin 2019 hyrjet ishin 11.5 për qind më pak.
Të paktën 48 për qind e vizitorëve ishin nga Kosova në janar-tetor këtë vit nga 36 për qind që ishin në vitin 2019 duke reflektuar kështu qartë peshën dhe kontributin që kanë pasur në turizëm ky grup.
Por edhe pse Kosova ka qenë në nivele më të mira duket se nuk ka arritur të kompensojë rënien e pësuar nga të tjerë destinacione. Italia dhe Maqedonia e Veriut kanë qenë ato që kanë shënuar ulje të hyrjeve në vitin 2021 në raport me 2019 me nga 27 për qind më pak, polakët 16 për qind më pak dhe Mali i Zi 13 për qind më pak. Rënien më të fortë ndër të gjithë vizitorët duket se e kanë hyrjet nga Greqia me 57 për qind.
Instituti i Statistikave publikoi lëvizjet e shtetasve duke reflektuar edhe tendencat kryesore të grupeve që e kanë vizituar Shqipërinë.
Në raport me vitin 2020 INSTAT raportoi se numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë dhjetëmujorit të 2021, është 5.177.116, duke u rritur me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, shkruan Monitor, përcjell albinfo.ch.
Përgjatë dhjetëmujorit të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Spanja me 4,4 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 11,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Daljet e shtetasve
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2021, janë 621.149 duke shënuar një rritje me 28,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2021, janë 311.390. Krahasuar me Tetor 2020, ky numër është rritur me 13,6 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2021, janë 309.759. Krahasuar me Tetor 2020, ky numër është rritur me 46,7 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë dhjetëmujorit të 2021, është 3.534.819. Ky tregues është rritur me 42,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











