Të tjera
Tuhina, kampion i turneut PAC-12 dhe feston me flamurin e Kosovës
Një sukses historik për ekipin e Washington State Cougars dhe basketbollisten nga Astera Tuhina, që është shpallur kampion i turneut PAC-12, duke mposhtur UCLA me rezultat 65:61 të dielën në Las Vegas.
Skuadra e Washington ishte nr. 7 dhe është bërë skuadra me nivelet më të ulëta që përparoi dhe fitoi titullin e PAC-12.
Ky ishte një sukses historik, pasi është ekipi i parë sportiv të garave të Shtetit të Uashingtonit që kurorëzohet me titullin PAC-12. Meshkujt e kishin fituar para 80 vjetësh.
Cougars do të kërkojnë të sigurojnë fitoren e parë të programit në turneun NCAA më vonë këtë muaj.
Astera Tuhina ka luajtur rol kyç në triumfin e ekipit të saj në debutimin e saj në këtë ligë. Tuhina në finale ka luajtur për 31 minuta, duke realizuar gjashtë pikë, gjashtë asistime dhe tri kërcime, duke marrë vlerësime shumë pozitive për paraqitjen në finale, por edhe gjatë gjithë këtij edicioni.
Fjalë shumë të mira kishte edhe trajnerja e saj. “Ajo në të vërtetë nuk është ‘studente’ e re. Ne e dinim që ditën e parë kur na është bashkuar ajo. Astera është larguar nga shtëpia në moshën 14 vjeçare për të luajtur në Spanjë. Është një lloj fëmije e veçantë. Ka inteligjencë të lartë. Jam krenare dhe e lumtur për paraqitjen e saj. Tezja e saj që jeton në SHBA erdhi dhe e befasoi këtë mëngjes”, ka thënë Ethridge.
Astera është një nga basketbollistet më të talentuara të Kosovës, ku ka luajtur për Kosovën A dhe grupmoshat e reja. Tuhina është shpresa e Kosovës./Telegrafi
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













