Maqedonia
Tsipras, kryeministri i parë grek që viziton Maqedoninë Veriore
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka mbërritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të realizuar vizitën e parë të një kryeministri grek, që pas nënshkrimit të “Marrëveshjes së Prespës”.
Tsipras është pritur nga ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska, si dhe nga ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi.
Kryeministri grek Tsipras do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, duke u bërë kështu kryeministri i parë i Greqisë që viziton vendin, me të cilin ishin mbërthyer në një ngërç disadekadësh për mospajtimin në lidhje me emrin, raportojnë mediat shqiptare.
Kryeministri grek pritet të zhvillojë bisedime me kryeministrin Zoran Zaev. Ndërsa pritja zyrtare e tij do të zhvillohet me nderime shtetërore dhe ushtarake, përpara godinës së Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Pas bisedimeve Zaev-Tsipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri grek takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Pasditen e kësaj të marte do të mbahet edhe një forum biznesi, ku do të flasin dy kryeministrat. Në delegacionin shoqërues të Tsiprasit në Shkup, krahas ministrave ka edhe përfaqësues biznesi.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë















