Koronavirusi: çast pas çasti
Trump: Amerikanët i presin dy javë shumë të vështira
Muaji i ardhshëm është vendimtar për reagimin ndaj koronavirusit dhe për të parandaluar një rezultat që do i përngjiste realitetit në Itali, paralajmërojnë epidemiologët. Është momenti për t’u dhënë një shtysë të fortë të gjitha masave që pengojnë përhapjen epidemisë. Specialistët e shëndetit publik në ekipin e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin paralajmëruan amerikanët të martën të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet për distancim social dhe për izolim në shtëpi për 30 ditët e ardhshme, në mënyrë që të shmanget një rritje e mprehtë e rasteve me koronavirus.
Dr. Deborah Birx, koordinatore e ekipit të Shtëpisë së Bardhë për reagimin kundër koronavirusit, tha se përgjigjja ndaj problemit mbetet në duart e komunitetit:
“Përvoja e shtetit të Uashingtonit, ku epidemia u shfaq për herë të parë në Shtetet e Bashkuara tregon një rritje të ulët të numrit të të infektuarve pasi autoritetet atje reaguan me masat e duhura”, tha Dr. Birx duke nxitur amerikanët të durojnë masat e forta të izolimit dhe të ndalimit të lëvizjes në mënyrë që të mos ketë një rritje si shtetet e Nju Jorkut apo Nju Xhërsit, aktualisht disa nga vatrat më shqetësuese të epidemisë.
Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe pjesë e ekipit të reagimit kundër koronavirusit, tha se amerikanët duhet të përgatiten për 100 mijë e ndoshta më shumë të vdekur nga sëmundja, por nëse merren masat e duhura, mund të shmanget një numër më i madh viktimash.
“Duhet të jemi të përgatitur për këtë shifër, por kjo nuk është e pashmangshme,” tha Dr. Fauci duke shtuar se duhet marrë çdo masë për ta ulur këtë shifër. Specialisti i sëmundjeve infective tha se sipas modeleve kompiuterike, kjo shifër është e ulët, rezultante që bazohet në marrjen e të gjitha masave të kontrollit. Nëse nuk merren masa, tha Dr. Fauci, numri i viktimave mund të shkojë në 1-2 milionë të vdekur.
Dr. Fauci tha se modeli kompiuterik flet për të paktën 100 mijë të vdekur nëse zbatohet çdo masë parandaluese. Por ai shtoi se me të dhëna të reja që vazhdojnë të mblidhen, modeli kompiuterik mund të ndryshojë, shifrat mund të dalin ndryshe. Por rreziku mbetet i madh, theksoi mjeku epidemiolog.
Dr. Fauci pohoi se masat e distancimit social, izolimit dhe mbylljes së ambjenteve publike kanë dhënë rezultat. Megjithëse numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të shtohet, ritmet e rritjes janë ulur pak, tha Dr. Fauci. Ky fakt duhet të jetë një shtysë për të vazhduar këto masa:
“Tani nuk është koha të shtypim frenat, tani është koha t’i japim gaz, të vazhdojmë me turr këto masa përndryshe problemi do të rikthehet më i rëndë”, tha Dr. Fauci, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














