Lajme
Trenat zviceranë do të furnizohen tërësisht me energji elektrike të rinovueshme
Nga 1 janari, të gjithë trenat në Zvicër do të furnizohen me energji elektrike nga burime të rinovueshme, njoftoi të martën kompania kombëtare hekurudhore, SBB.
Pjesa më e madhe do të vijë nga hidrocentralet, ndërsa pjesa e mbetur do të jetë energji elektrike e rinovueshme e blerë në treg.
Deri më tani, 90 për qind e energjisë elektrike hekurudhore vinte nga hidrocentralet, ndërsa 10 për qind e mbetur ishte nga një aksion në energjinë bërthamore që daton që nga vitet 1970, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, SBB nuk do të përdorë më energjinë elektrike nga burimi i fundit, duke u mbështetur vetëm në energjinë elektrike të rinovueshme të prodhuar në Zvicër ose Evropë.
“Tranzicioni në energjinë elektrike 100 për qind të rinovueshme është pjesë e strategjisë së qëndrueshmërisë të SBB”, tha kompania. “Qëllimi është të kontribuojmë në Marrëveshjen e Parisit për Klimën dhe të përgjysmojmë emetimet e gazeve serrë deri në vitin 2030”.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












