Kosova
Tre të vdekur nga aksidenti në rrugën Pejë-Vitomiricë
Dy pasagjeret kanë arritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal, kurse viktima e tretë ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë
Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të së dielës në rrugën Pejë-Vitomiricë.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka thënë se një tjetër person ka mbetur i lënduar, por gjendja e tij është stabile, përcjell albinfo.ch.
Viktima të këtij aksidenti janë:
E.H. 1993 M/K/Egjiptian,
M.B. F/K/Egjiptiane,
Xh.H. F/K.Egjiptiane.
Dy pasagjeret kanë arritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal, kurse viktima e tretë ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në këtë aksident lëndime ka pësuar edhe një (1) person E.H. M/K/Egjiptian, i cili nga vendi i ngjarjes është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor.
Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.
Sipas të dhënave preliminare, dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës ishte duke qarkulluar nga Peja në drejtim të Vitomiricës dhe me të arritur në lagjen Fidanishte duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës si dhe shpejtësisë tenton të shkyçet nga rruga kryesore për të hyrë në një rrugë anësore në anën e djathtë, i njëjti për shkak të shpejtësisë nuk mund të bëjë kthimin e sigurt me ç’rast me pjesën ballore përplaset me një mur.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











