Tre persona nga Vushtrria janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjarët e tyre kanë bërë apel publik për ndihmë në gjetjen e tyre.
Sipas familjes, personat e zhdukur janë Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani. Ata janë parë për herë të fundit të shtunën rreth orës 22:00 në Shkup.
Mësohet se njëra nga udhëtaret kishte ateruar në Aeroportin e Shkupit nga Gjermania, ndërsa më pas grupi ishte nisur në drejtim të Kosovës. Që nga ai moment, familjarët thonë se kanë humbur çdo kontakt me ta dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për lëvizjen e tyre ose i kanë parë ata, ta njoftojnë menjëherë Policinë ose të kontaktojnë familjen.
Sipas tyre, çdo informacion mund të jetë vendimtar për lokalizimin e tre personave të zhdukur.