Integrimi
Tre kosovarë rrahin rëndë zjarrfikësit sepse “kanë fyer” familjaren e tyre
Dy zjarrfikësit e rinj thuhet ta kenë quajtur “derrkuce të trashë” një paciente që kanë shkuar ta ndihmojnë, pasi që janë alarmuar, thonë qarqe të informuara mirë nga rasti, shkruan portali gjerman
Ky është rasti i parë që ndonjëherë i ka ndodhur shërbimit të zjarrfikësve të qytetit gjerman Gelsenkirchen. Një banor 25 vjeçar i këtij qyteti, por me shtetësi kosovare, së bashku me dy familjarë të tij kanë qenë ata që kanë goditur dy zjarrfikësit, duke u shkaktuar lëndime serioze.
Zjarrfikësit e rinj, 25 dhe 26 vjeçarë, ashtu sikurse dhe kolegët tjerë të tyre vazhdojnë të jenë në gjendje shoku pas asaj që kanë përjetuar natën në mes të të shtunës dhe të dielës, shkruan derwesten.de.
Por ndërkohë policia ka ofruar të dhëna që sigurisht nuk e përmirësojnë atë që ka ndodhur por së paku krijojnë një qartësi rreth motivit të dhunës së ushtruar.
Dy zjarrfikësit e rinj e kanë quajtur “derrkuce të trashë” një paciente që kanë shkuar ta ndihmojnë, pasi që janë alarmuar, thonë qarqe të informuara mirë nga rasti, shkruan portali gjerman, transmeton albinfo.ch. Ndërsa policia e thotë këtë gjë me fjalë më të zgjedhura. “Dy zjarrfikësit e rinj, në një moment janë shprehur në mënyrë përçmuese lidhur me `peshën dhe përmasat e trupit” të pacientes. Por, policia nuk e di se çfarë “shprehjeje fyese për dinjitetin” është përdorur me atë rast.
Ndaj kosovarit 25 vjeçar po zhvillohen hetime për shkaktim lëndimi të rrezikshëm trupor. Ai, edhe pasi që dy zjarrfikësit ishin të rrëzuar për tokë, kishte vazhduar t`i godiste me shqelma! Identiteti i dy të tjerëve, që mendohet se janë pjesëtarë të familjes, pra po ashtu kosovarë mbetet ende i paqartë.
Tronditja te zjarrfikësit vazhdon të jetë e madhe, për faktin se shërbimi i zjarrfikësve gëzon respekt të veçantë te popullata. “Deri tash nuk ka pasur kurrë ndonjë sulm të tillë, për ndryshim, për shembull, ndaj policisë”, ka thënë një zëdhënës policie. Sidoqoftë, njësia zjarrfikëse nuk e ka ndërmend që personelin e saj ta pajisë me jelekë antiplumb ose me sprej.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë










