Futboll
Trajneri i njohur evropian përkrah Xhakën
Mesfushorit shqiptar i dal në mbrojtje trajneri i njohur për situatën e krijuar në Arsenal
Granit Xhaka vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të gjestit të dielën e kaluar.
Shumë emra të njohur të futbollit kanë folur për këtë rast, derisa i fundit që ka komentuar është trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
“Nuk është e lehtë për futbollistët ndonjëherë, për të gjithë ne. E kuptoj Xhakën. Emocionet në ato momente janë të mëdha, nuk e di se çfarë mund të ziente përbrenda”, thotë Guardiola, përcjell albinfo.ch.
“Ndoshta nuk jam njeriu i duhur të them diçka të tillë, pas ndonjëherë përfshihem dhe unë nga emocionet dhe nuk mund të kontrolloj veten, por duhet të përpiqemi”, shtoi tutje ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut.
“Ai është kapiten, pasi ka diçka speciale në dhomat e zhveshjes. Ndodh që të humbasësh kontrollin, por duhet të falet, të ecin përpara dhe shpresoj që në të ardhmen tifozët ta falin Xhakën, të rikthehet dhe të tregojë se sa lojtar fantastik është”, deklaroi ndër të tjera spanjolli.
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare












