Futboll
Tottenhami dhe Atl. Madrid, në kërkim të yllit të Kombëtares së Kosovës
Duket se Vedat Muriqi është në planet e Tottenhamit të Jose Mourinhos.
Është bërë e ditur se sulmuesi i Kosovës po kërkohet nga klubi londinez dhe nga Atletico Madridi, raporton portali i afërt me klubin italian Lazio, “The Laziali”.
Mediumi italian ka shprehur “shqetësimin” se Lazio do ta ketë shumë të vështirë ta marrë Muriqin, pasi që ai po kërkohet edhe nga Tottenham dhe Atletico Madrid.
Muriqi në këtë edicion në 11 ndeshje me Fenerbaçen, i ka realizuar shtatë gola.
Për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës, ai mungoi në dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kosovës, ndaj Çekisë dhe Anglisë.
Gjithsesi, ai është në fazën e rikuperimit dhe pritet të rikthehet së shpejti në fushat e blerta, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











