Shqipëria
Tkurret popullsia e Shqipërisë: Më pak lindje dhe më shumë emigrime
Në një analizë të detajuar për vitin që lamë pas shifrat tregojnë se tremujori i tretë shënoi numrin më të lartë të lindjeve për tu ulur më pas në tremujorin e katërt me 13.4%
Popullsia e Shqipërisë po përballet me tkurrje për shkak të uljes së numrit të lindjeve dhe emigracionit të lartë.
Të dhënat demografike të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në vitin 2024 është regjistruar numri më i ulët i lindjeve në shumë se 3 dekada. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri janë regjistruar rreth 22,400 lindje duke shënuar një rënie prej 5% krahasuar me një vit më parë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në një analizë të detajuar për vitin që lamë pas shifrat tregojnë se tremujori i tretë shënoi numrin më të lartë të lindjeve për tu ulur më pas në tremujorin e katërt me 13.4%.
Kjo tendencë e rënies së lindshmërisë tregon se Shqipëria jo vetëm po tkurret por edhe po plaket shumë shpejt. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat e largimit të të rinjve nga Shqipëria. Nga ana tjetër, në vitin 2024 regjistrohen 21,247 humbje jete, çka tregon një përmirësim shumë të lehtë krahasuar me vitin 2023 ku numri i fataliteteve ishte 21,286.
Një tjetër tregues i rëndësishëm demografik është edhe shtesa natyrore e popullsisë e cila përfaqëson diferencën midis lindjeve dhe vdekjeve. Ky tregues është një faktor kyç për dinamikën demografike, pasi reflekton nëse popullsia po rritet apo po tkurret në mënyrë natyrore, pa marrë parasysh emigracionin. Nëse numri i lindjeve tejkalon atë të vdekjeve, shtesa natyrore është pozitive. Në të kundërt, një shtesë natyrore negative tregon një tkurrje demografike.
Konkretisht gjatë tremujorit të parë 2024, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative ku rezultuan 481 vdekje më shumë sesa lindje, por në periudhën pasardhëse përkatësisht në tremujorin e dytë, të tretë dhe të katërt, shtesa natyrore u kthye pozitive si dhe u shoqërua me një ngadalësim të rënies së numrit të lindjeve. Edhe për vitin 2024, në total numri i lindjeve është më i lartë se ai i vdekjeve duke rezultuar me një shtesë natyrore pozitive.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











