Lajme
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale
Ish-drejtuesja e teknologjisë në OpenAI shfaqet në kopertinën globale të TIME100 AI 2026, përkrah disa prej emrave më të fuqishëm të industrisë së teknologjisë.
Revista TIME ka publikuar listën TIME100 AI 2026, ku janë përfshirë 100 personat me ndikimin më të madh në zhvillimin dhe drejtimin e Inteligjencës Artificiale në botë, transmeton albinfo.ch.
Në mesin e tyre është edhe Mira Murati, ish-drejtuese e teknologjisë në OpenAI dhe një nga figurat shqiptare më të njohura në industrinë globale të AI-së. Murati është pjesë e kopertinës globale të këtij edicioni, krahas emrave si Sam Altman, Elon Musk, Dario Amodei, Jeff Bezos, Larry Ellison, Ilya Sutskever dhe Fei-Fei Li.
TIME i ka ndarë 100 figurat në katër kategori: Liderë, Inovatorë, Formësues dhe Mendimtarë. Lista përfshin drejtues të kompanive të mëdha teknologjike, studiues, sipërmarrës, politikëbërës dhe figura nga industria kreative.
Mes emrave të përfshirë janë edhe aktorë dhe krijues si Ben Affleck dhe Joseph Gordon-Levitt, duke reflektuar ndikimin gjithnjë e më të madh të AI-së edhe në industrinë kreative.
Kryeredaktori i TIME, Sam Jacobs, tha se lista e këtij viti pasqyron një industri të AI-së gjithnjë e më “shpërthyese dhe përçarëse”, ku ndërthuren interesat teknologjike, ekonomike, politike dhe krijuese.
Lista e TIME përfshin gjithashtu figura të rëndësishme nga industria kineze e teknologjisë dhe AI-së, duke nënvizuar konkurrencën në rritje mes Kinës dhe SHBA-së për zhvillimin dhe dominimin e kësaj teknologjie./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së










