Kosova
Thyhet rekordi, 1.9 milionë pasagjerë në aeroportin e Prishtinës
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), “Adem Jashari” edhe këtë vit është përgatitur për pritjen e udhëtarëve që vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.
Valentina Gara, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës është shprehur se, për këtë fund vit ka shtim të fluturimeve. “Ne kemi pasur më shumë fluturime për këtë vit. Në fund të vitit do të kemi 1.9 milionë pasagjerë”, theksoi Gara në televizionin publik të Kosovës.
Ajo bëri me dije se ky vit është më i suksesshëm që nga hapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), përcjell albinfo.ch.
Ajo foli edhe për zgjatjen e zgjerimin e pistës. “Është një vendim i qëlluar nga Qeveria e Kosovës, ka pasur anulim të fluturimeve dhe është dashur që pasagjerët të aterojnë në Aeroportet fqinje në rast të motit të keq. Ne presim që pas fillimit të punimeve për 18 muaj të përfundojnë punimet”, deklaroi Gara.
“Ne si aeroport do të dyfishojmë fluturimet. E kemi Wizzair, Easyjet. Synojmë që të sjellim kompani sa më shumë që të kemi oferta më të mira”, theksoi ajo.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









