Kosova
Thirrja e ambasadorit amerikan për politikanët e Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta lënë anash politikën dhe t’i zgjedhin kandidatët që janë më të mirë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Delawie në një postim në “Twitter” shkruan votimi për plotësimin e vendeve të lira të punës në Gjykatën Kushtetuese është çelësi për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
“Votimi i sotëm i Kuvendit për të plotësuar pesë vende të lira të punës në Gjykatën Kushtetuese është çelësi për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Unë u bëj thirrje deputetëve të lënë mënjanë politikën dhe të zgjedhin kandidatët që janë personat më të mirë për gjyqtarë dhe që reflektojnë diversitetin në Kosovë, duke përfshirë gratë”, shkruan Delawie, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë në orët e pasdites ku do të përzgjedh pesë nga dhjetë kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











