Shqipëria
“The Sun”: Shqipëria, mes destinacioneve të njohura për plazhet mahnitëse
Dihet se destinacionet popullore zakonisht kanë një dobësi të madhe, ato janë shumë të shtrenjta, edhe jashtë pikut të sezonit, shkruan Giuli Graziano në të përditshmen britanike “The Sun”, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, mos u shqetësoni, pasi për vitin 2024 ju sugjerojmë destinacione, të cilat janë të këndshme, por shumë më pak të kushtueshme.
Hulumtimet dëshmuan një kërkesë në rritje për pushime në destinacionet më pak të njohura.
Në vitin 2023 pati një rritje të dukshme të rezervimeve në vendet si Malta (+29%), Bullgaria (+33%), Mali i Zi (+67%) dhe Shqipëria (+95%).
Agjencia e udhëtimeve ka ndarë rekomandimet e saj kryesore për destinacionet e vitit 2024 bazuar në përballueshmërinë, kohët më të shkurtra të fluturimeve dhe krahasimin e kulturës dhe bukurisë natyrore.
Shkëmbeni Qipron me Shqipërinë
Shumë nga plazhet e Shqipërisë shpesh përshkruhen si më të qeta se ato në Evropë, por po aq të bukura.
Riviera Shqiptare është krahasuar me bregdetin e Qipros, por më e përballueshme.
Shqipëria ofron mundësi të shumta për lloje të ndryshme pushimesh, nga destinacionet mes vendasve miqësorë deri te pikat e nxehta të festave.
Ksamili është i mrekullueshëm për këdo që kërkon të festojë në Mesdhe, pasi kostot e akomodimit, ushqimit dhe jetës së natës janë më të ulëta se kudo tjetër në bregdet, veçanërisht gjatë verës së ngarkuar.
Dhërmiu në Shqipëri është krahasuar me Ayia Napën në Qipro, pasi të dyja janë destinacione të njohura për adhuruesit e muzikës dhe festivaleve.
Disa vendpushime në plazhet shqiptare mund të aksesohen duke marrë linjën ajrore në Korfuz dhe më pas duke marrë një varkë 30-minutëshe për në Sarandë.
Pushimet për pesë netë në Shqipëri përfshirë fluturimet ofrohen duke nisur nga 302 paund./atsh
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena














