Kosova
Thaçi u kërkoi liderëve evropianë trajtim të barabartë për liberalizim
"Më lejoni të theksoj nevojën për rregulla të barabarta të lojës tani që po lëvizim drejt zbatimit të mëtejshëm të temave që po diskutojmë në këtë samit, dhe në rastin e Kosovës kjo përfshin një përmbyllje të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, për të cilin Kosova ka përmbushur të gjitha 95 kriteret e kërkuara”
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në seancën plenare të Samitit të Sofjes tha se Kosova është dhe do të mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj qëllimeve të deklaratës së këtij samiti dhe të agjendës prioritare të Sofjes, duke përfshirë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kosova është e gatshme të hyjë në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimin. Më lejoni të theksoj nevojën për rregulla të barabarta të lojës tani që po lëvizim drejt zbatimit të mëtejshëm të temave që po diskutojmë në këtë samit, dhe në rastin e Kosovës kjo përfshin një përmbyllje të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, për të cilin Kosova ka përmbushur të gjitha 95 kriteret e kërkuara”, ka thënë ai. Ai shtoi se nëse vërtet duam një ndikim të qëndrueshëm në afrimin e rajonit, kjo duhet të nënkuptojë edhe heqjen e barrierave të ndryshme, të pranishme aktualisht.
Gjatë kësaj seance, ku u trajtua tema “Fuqizimi i të gjithë dimensioneve të ndërlidhjes”, Thaçi vlerësoi se ky samit po zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor.
Pjesë e Samitit janë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndër to edhe Kosova. Bashkimi Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë përmbledhur Samitin e Sofjes në një deklaratë të përbashkët 13-pikëshe, përmes të cilës tregojnë përkushtim dhe vendosmëri për ta parë bashkë të ardhmen.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












