Kosova
Thaçi në Londër e përsërit se Kosova është e gatshme për kompromis
"Kjo është rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë që të lëvizin sa më shpejt drejt së ardhmes evropiane, përndryshe do të mbesim peng i njëra-tjetrës"
“Kosova është gati për dialog, gati për kompromis, gati për negociata, gati për marrëveshjen historike për normalizim të marrëdhënieve dhe pajtim ndërshtetëror”, ka thënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një ligjërate para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Oxfordit në Londër ku foli për dialogun me Serbinë.
Ai shtoi se “Kjo është rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë që të lëvizin sa më shpejt drejt së ardhmes evropiane, përndryshe do të mbesim peng i njëra-tjetrës”.
Thaçi ka theksuar se në 20 vjetet e fundit, nga liria deri te shtetndërtimi i suksesshëm, Kosova e ka arritur edhe përmes gatishmërisë që në raste të caktuar të bëjë kompromise.
Thaçi u shpreh i bindur se Kosova do të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-së, derisa pas arritjes së marrëveshjes ligjërisht të obligueshme me Serbinë, do të bëhet edhe anëtare e OKB-së.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









