Kosova
Thaçi: Kosova është atdhe i të gjithëve
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur takimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Thaçi ka përkrahur kërkesën për shtimin e buxhetit për Këshillin. Ai tha se dialogu mes të gjitha komuniteteve është prioritet i tij.
Kreu i shtetit tha se jeta më e mirë ndërtohet me bashkëjetesë mes vete. Presidenti shtoi se vitin e ardhshëm do të shënohet dhjetë vjetori i shpalljes së pavarësisë derisa ka ftuar ata që të jenë pjesë e organizimit, bën të ditur televizioni publik i Kosovës.
Presidenti Thaçi ka thënë se e ka përcjellë me vëmendje punën e Këshillit Konsultativ dhe i ka përgëzuar ata për angazhimin në përmirësimin e kornizës ligjore në Kosovë, ku tash promovohen dhe mbrohen më mirë edhe të drejtat e komuniteteve, përcjell albinfo.ch.
Ai e ka përkrahur edhe kërkesën e Këshillit Konsultativ për Komunitete për shtimin e buxhetit.
Kreu i shtetit ka shtuar se dialogu në mes të gjitha komuniteteve në Kosovë është prioritet i tij.
Ai u ka thënë anëtarëve të Këshillit Konsultativ për Komunitete se të drejtat e komuniteteve janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, e cila i referohet të gjitha dokumenteve të rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










