Kosova
Thaçi kërkon nga presidenti austriak, që edhe kosovarët të lëvizin pa viza
"Nëse vazhdon izolimi i qytetarëve, atëherë do t’u krijohen hapësira ideologjive të tjera, të cilat janë kundër interesave të BE-së”, ka thënë Thaçi për televizionin publik austriak
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar gjatë ditës me Presidentin austriak, Alexander Van der Bellen. Në këtë takim, Thaçi e ka falënderuar homologun e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërshtetëror.
Presidenti është takuar edhe me kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Thaçi, ndërkaq, gjatë kësaj vizite, ka përsëritur nevojën që kosovarët të lëvizin pa viza në Evropë. “
Që kosovarët kanë të drejtën e lëvizjes së lirë, njëjtë si evropianët e tjerë, është një çështje humane. Nëse vazhdon izolimi i qytetarëve, atëherë do t’u krijohen hapësira ideologjive të tjera, të cilat janë kundër interesave të BE-së”, ka thënë Thaçi për televizionin publik austriak.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












