Të tjera
Tetë njerëzit e pasur, sa gjysma e njerëzimit në botë!
Tetë njerëzit më të pasur në botë kanë pasuri sa gjysma e popullsisë në botë. Këtë e tregon anketa e fundit e organizatës britanike Oxfam. Listën vazhdon të udhëheqë themeluesi i Microsoft, Bill Gates, me 75 miliardë dollarë.
Pas tij është pronari i “Zara”-s, Amancio Ortega, i cili peshon 67 miliardë, ndërsa i treti në listë është Carlos Slim nga Meksika me 50 miliardë dollarë, i cili zotëron 200 kompani. Jeff Bezos është themeluesi i “Amazon”-it dhe është ende në radhitje me suksesin e pabesueshëm të internetit. Pasuria e tij vlerësohet 45 miliardë dollarë. Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka 44, e ndjekur nga Larry Ellison me pak më shumë se 43 miliardë, i cili ka fituar paratë me biznesin e teknologjisë së informacionit. I teti në listë është Michael Bloomberg me 40 miliardë, përcjell albinfo.ch.
Pra, listës i prin Bill Gates me 75 miliardë dollarë, i cili pasohet nga Warren Buffett me 60.8 miliardë, Carlos Slim me 50 miliardë, Jeff Bezos me 45.2 miliardë, Mark Zuckerberg me 44.6 miliardë, Larry Ellison me 43, 6, dhe Michael Bloomberg me 40 miliardë dollarë.
Analiza e OJQ-së britanike kishte treguar se gjysma e pasurisë së botës një vit më parë ishte ndarë në mesin e rreth 60 personave, por për një periudhë të shkurtër ata kanë rënë nën 10, dhe aktualisht është tetë numri i tyre.
Oxfam bëri thirrje për një ekonomi më humane dhe u bëri thirrje qeverive në mbarë botën për të vendosur taksa më të larta për të pasurit dhe për të shkurtuar pagat për menaxherët. Raporti është hartuar kryesisht për politikanë, ekonomistë dhe biznesmenë që mblidhen këtë javë në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











