Maqedonia
Tetë linja të reja ajrore në Shkup dhe Ohër
Badeni, Bremeni, Larnaka dhe Turku nga aeroporti i Shkupit, Malmo, Milano, Memingeni dhe Dortmundi nga aeroporti i Ohrit, janë 8 destinacionet e reja përmes avio-kompanisë “Wizzair” që do të kenë në dispozicion qytetarët e Maqedonisë.
Nga “Wizzair” sot paralajmëruan se biletat për këto destinacione do të fillojnë nga 1.164 denarë, apo 20 euro. Ndërkohë u paralajmërua se në korrik do të vendoset në funksion edhe avioni i pestë.
“Aeroplani i pestë do të na mundësojë të rritemi sa i takon shpeshtësisë së shërbimeve tona nga Shkupi. Kështu që, do të shpeshtohen fluturimet drejt Geteborgut, edhe atë nga katër në pesë fluturime, drejt Hamburgut nga dy në tre, drejt Këlnit nga tre në katër dhe drejt Maltës nga dy në tre fluturime në javë. Drejt Bazelit do të fluturohet tri herë në ditë”, tha Xhorxh Mihallopullos, “VIZER”.
Në pajtueshmëri me marrëveshjen, kjo kompani ajrore ka për detyrë të hapë gjithsej gjashtë linja të reja, edhe atë dy nga Shkupi dhe katër nga Ohri. Dy linjat e para nga Ohri, “Wizzair” do të duhet t’i hapë nga 26 marsi i këtij viti, kurse dy të tjerat brenda një viti nga dita e lidhjes së marrëveshjes, shkruan TV21, përcjell albinfo.ch.
Mbështetja financiare, të cilën e siguroi Qeveria është 312 milionë denarë ose rreth 5 milionë euro, për periudhë deri në vitin 2022. Për vitin 2019 janë paraparë 86 milionë denarë, për vitin 2020 dhe 2021 -104 milionë denarë, kurse për vitin 2022 – 17 milionë denarë.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, do të ndajë ndihmë financiare në vlerë prej 40 mijë eurove për secilin destinacion të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Shën Apostoll Pavle” në Ohër.
Për secilin destinacion të ri nga Shkupi do të ndahet ndihmë financiare nga 9 euro për një pasagjer në vitin e parë të zbatimit të Marrëveshjes, nga 8 euro në të dytin vit dhe nga 7 euro në vitin e tretë”, u shpreh Goran Sugareski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Hapja e linjave të reja ajrore u mundësua përmes tenderit për kompani me buxhet të ulët, të cilin e shpalli Qeveria. Në këtë tender, kompania e vetme që u paraqit ishte kompania “Wizzair”, e cila tashmë është në shërbim të qytetarëve të Maqedonisë. Marrëveshja për subvencionimin e linjave të lira ajrore u nënshkrua sot në Qeverinë e RM-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë












