Shqipëria

Tërmet me magnitudë 3.9 në Shqipëri

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar mesditën e sotme në Shqipëri, duke u ndier në disa zona të pjesës qendrore të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka ndodhur në orën 12:44. Epiqendra është përcaktuar rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe afërsisht 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.

Deri në këtë moment nuk janë raportuar të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar.