Bota

Tërmet i fortë ndjehet në Stamboll

Magnituda e tij ishte 4.5 ballë

Një tërmet me magnitudë 4,7 ballë, sipas shkallës së Rihterit, goditi Stambollin.

Tërmeti ka ndodhur në orën 16:37 sipas kohës lokale, me epiqendër në Detin Marmara, pranë rrethit Silivri, në thellësi prej 7,09 kilometrash, tha Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD). Ende nuk ka të dhëna nëse termeti ka shkaktuar viktima ose dëme materiale, përcjell albinfo.ch.