Lajme
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër
Kështu thotë meteorologu i njohur Jörg Kachelmann. Ndërsa studiuesit në ETH Zurich thonë se temperaturat deri në 44 gradë "nuk janë të pamundura"
Sipas meteorologut të njohur Jörg Kachelmann, temperaturat deri në 45 gradë Celsius janë tashmë të mundshme në Zvicër. Në intervistë, meteorologu shpjegoi kushtet e nevojshme për këtë skenar, transmeton albinfo.ch. Nëse ndryshimi i klimës vazhdon i pandryshuar, priten temperatura edhe më të larta.
Shpejtësia e rritjes së temperaturës po e mbingarkon plotësisht bimësinë tonë, deklaroi Kachelmann për gazetën “SonntagsZeitung”. Nëse ky trend vazhdon, do të çojë në një “problem masiv thatësire në Rrafshnaltën Zvicerane”.
Studiuesit në ETH Zurich, sipas gazetës, gjithashtu arritën në përfundimin se temperaturat prej 43 deri në 44 gradë Celsius në Rrafshnaltën Zvicerane janë vështirë të imagjinueshme por jo edhe të pamundura.
Megjithatë, vlerësimet e Zyrës Federale të Meteorologjisë dhe Klimatologjisë janë disi më të ulëta. Me përparimin e ndryshimeve klimatike, ata deklarojnë se “drejt fundit të shekullit, duke marrë parasysh pasiguritë në Rrafshnaltën Zvicerane, pritet si një zhvillim 50-vjeçar, temperatura në rangun prej 42 deri në 45 gradë Celsius”.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












