Koronavirusi: çast pas çasti
Të vaksinuarit mund të jenë imunë gjatë tërë jetës
Edhe nëse i mbijeton COVID-19, përsëri të duhet vaksina për t’u mbrojtur
Mes paralajmërimeve të shumta mbi variantet e reja të koronavirusit, dy studime të fundit ofrojnë një rreze shprese për ndryshim.
Sipas tyre, imuniteti ndaj COVID-19 zgjat të paktën një vit tek ata që e kanë kaluar madje edhe tërë jetën e tyre nëse edhe vaksinohen, njoftoi New York Times, që, nga ana tjetër, nënkupton se ata mund të mos kenë nevojë për doza përforcuese, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Në të dyja studimet, studiuesit ekzaminuan njerëzit që e kishin kaluar COVID-19 afërsisht një vit më parë, sipas Times. Studimi i pare zbuloi se qelizat B që “kujtojnë” virusin varen në palcën e kockave, duke prodhuar antitrupa, ashtu siç është edhe e nevojshme.
Në studimin e dytë u arrit në përfundimin se këto qeliza B të kujtesës maturohen dhe rrisin përgjigjen e tyre për të paktën një vit pas infektimit.
Në studimin e parë studiuesit analizuan gjakun e 77 personave që e kishin kaluar COVID-19, shumica e të cilëve kishin pasur simptoma të lehta, duke filluar afërsisht një muaj pas infektimit për çdo tre muaj në vijim. Ndërsa nivelet e antitrupave të tyre ranë, qelizat B të kujtesës u vendosën te palca e kockave, të përgatitura për të sulmuar në rast të një ekspozimi të mundshëm ndaj virusit.
E thënë ndryshe: Edhe nëse i mbijeton COVID-19, përsëri të duhet vaksina për t’u mbrojtur. Midis pesë pjesëmarrësve që dhuruan mostra të palcës së kockave, Ellebedy dhe kolegët gjetën se nivelet e qelizave B të kujtesës mbetën të qëndrueshme 12 muaj pas infektimit, duke sugjeruar që këto qeliza mund të qëndrojnë në palcën e kockave për një periudhë të tillë kohore.
Në studimin e dytë, studiuesit analizuan mostrat e gjakut të 63 personave që ishin shëruar nga COVID-19 rreth një vit më parë, shumica e të cilëve gjithashtu kishin pasur simptoma të lehta. Njëzet e gjashtë kishin marrë të paktën një dozë Pfizer ose Moderna. Ndërsa qelizat B të kujtesës u maturuan, antitrupat që ato prodhonin ishin më të aftë për të neutralizuar një pjesë më të gjerë të varianteve SARS-CoV-2.
Tek pjesëmarrësit e pavaksinuar, ky aktivitet neutralizues – thelbësor në parandalimin e infeksionit – ishte zbehur kundër të gjitha varianteve virale, veçanërisht atij të zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut, vuri në dukje Times, duke kundërshtuar arsyetimin e senatorit Rand Paul për të mos u vaksinuar.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë














